FARMAKOGJEN

Si ndikon gjenetika juaj te medikamentet që merrni?

Çdo person është unik - si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

Dallimet individuale kanë një ndikim të madh në veprimin e barnave. Barnat standarde në dozën e zakonshme nuk i ndihmojnë të gjithë dhe në të njëjtën mënyrë.

Grafika4

Efektet negative, dozimi i gabuar dhe joefektiviteti i barnave janë shumë të zakonshme.
Për disa barna të caktuara, ato ndodhin deri në 50% të pacientëve.

Gjakderdhje e rëndë me antikoagulantë (p.sh. Marcumar): 20%

Efikasiteti i pamjaftueshëm i terapive qetësues dhimbjesh (p.sh. Tramadol, Moďin): 40%

Dozimi i gabuar i barnave kundër depresionit (p.sh. amitriptilinë, citalopram): 50%

Llojet e ndryshme të metabolizmit

Përgjithësisht nuk dihet menjëherë në çfarë mënyre dhe sa shpejt funksionon një bar për një pacient. Duhet bërë kontrolli, sepse për shumicën e rasteve, ekzistojnë opsione të shumta trajtimi. Vetëm për këtë arsye pas një kohe të caktuar mund të zbulohet nëse një bar ka funksionuar vërtet për pacientin.

FARMAKOGJEN - një test gjenetik për mjekim të personalizuar

Mënyra se si trupi i pacientit do të përdorë disa substanca aktive varet kryesisht nga enzimat, të cilat janë individuale për çdo pacient. Enzimat e mëlçisë janë ato kryesore në përpunimin e barnave. Ato janë të rëndësishme për efektivitetin, por edhe për efektet anësore, si dhe për të vepruar në kombinim me barna të tjera. Pikërisht për këtë arsye, dy persona mund të reagojnë krejtësisht ndryshe ndaj të njëjtit bar.

Çfarë është një FARMAKOGJEN?

Testi kryhet thjesht duke marrë një mostër të mukozës bukale (brenda e faqes) me një tampon pa dhimbje. Bazuar në këtë analizë, FARMAKOGEN përcakton profilin tuaj gjenetik të personalizuar për mbi 600 barna. Ju merrni një listë të saktë të barnave me informacion mbi reagimin e trupit tuaj ndaj barnave, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse janë përcaktuar dallimet individuale në metabolizëm, efektivitetin klinik dhe manifestimin e efekteve anësore.

Dëshironi të vazhdoni ta merrni barnat verbërisht?

Ose të shikoni në gjenet tuaja dhe të merrni
vetëm barnat që ju përshtaten,
dhe atë në një dozë që ju përshtatet saktësisht.